Dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur, gruaja arrestohet e më pas lirohet

Një grua është arrestuar në Ferizaj. Ajo dyshohet se në tetor të vitit 2021 e ka dhunuar një vajzë të mitur

Është arrestuar një grua në Ferizaj. Ajo dyshohet se në tetor të vitit 2021 ka dhunuar një vajzë të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se e dyshuara pas arrestimit është liruar, “derisa të kryhen ekzaminimet mjekësore të viktimës”.

Në raport theksohet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Ndërkaq, rasti vazhdon të hetohet.

“Më datë 04.10.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar derisa të kryhen ekzaminimet mjekësore të viktimës. Rasti është në proces hetimor”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika