Tahiri: Le të ballafaqohet Kurti me sovranin, do ta shohë a do ta marrë më shumicën

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi se po të kishte shkuar vendi në zgjedhje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe partia e tij do të dështonin të siguronin 51 përqindëshin

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është shprehur kritik ndaj deputetëve të mazhorancës, të cilët kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme ku pritej të diskutohej për mbështetjen ndaj Policisë së Kosovës.

Në foltoren e Kuvendit, Tahiri deklaroi se po të kishte shkuar vendi në zgjedhje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe partia e tij do të dështonin të siguronin 51 përqindëshin.

“Ky kuvend me një vendim të prerë të lidershipit të VV-së po e bojkoton të diskutojë një temë, kërkesë të opozitës për tri ligje të cilat nuk do të duhej të ishin temë e diskutimit sot. Po flasim sot për diçka që iu takon policëve të Kosovës. S’ka ndodhur në historinë e këtij shteti që Qeveria t’ia ndalë rrezikshmërinë policëve të Kosovës duke e ditur që janë të vetmit që po e rrezikojnë jetën sot, s’kemi as deputetët, as ministrat, as kryeministri, as kryetarët e komunave… Është diçka që iu takon. Do të duhej të diskutonim për sigurimin shëndetësor të policëve, për një kërkesë legjitime pensionim të parakohshëm”, tha ai.

Sipas Tahirit, deputetët e mazhorancës po ikin nga e vërteta.

“Ministri Hekuran Murati është një ministër që merret vetëm me opozitën por jo me punën që ia ka dhënë ky popull. Si grup parlamentar nuk do të ndalemi e zmbrapsemi. Nuk kanë guxim, dije dhe nuk duan andaj duhet t’i shfrytëzojmë instrumentet. Ata po ikin nga e vërteta, ballafaqimi me të vërtetën e tregon saktë kush ku është faji. Kurtit nuk ia mban me shku në zgjedhje, vetëm ia mban të diskutojë të flasë, le të ballafaqohet me sovranin e sheh a do ta marrë më shumicën”, shtoi Tahiri.

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, foli shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Abelard Tahiri.

Ai tha se kjo seancë është ftuar për mbështetjen e Policisë së Kosovës, ngase konsiderojnë se pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, nevojitet miratimi i një rezolute në mbështetje të Policisë së Kosovës.

“Kemi ofruar unitet dhe kemi qenë konstruktiv në dënimin e aktit që ka bërë Serbia në veri të Kosovës. Ky është vendi që sot të mbështetet Policia e Kosovës. Më shumë se kurrë sot vendi ynë do të duhej të tregonte unitet. Të qëndrojmë duarkryq dhe t’i ikim një seancë të tillë, sot për mbështetjen e policisë, siç po e shihni këtë sallë boshe nga LVV-ja është turp i madh”.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika