Prokurorët ligjërojnë në Gjimnazin e Pejës

Të premten dy prokurore të Prokurorisë Themelore në Peje, kanë mbajtur ligjëratë para nxënësve të Gjimnazit të kësaj komune, me qëllim parandalimin e dukurive negative në shkolla. Vizita vjen një javë pas arrestimit të një 16 vjeçari, nën dyshimet se i njëjti kishte planifikuar një sulm terrorist kundër nxënësve të tjerë

Janë nxënës të klasës së 11-të, gjeneratë e nxënësit që para 1 jave arrestua nën dyshimet për vepra të rënda penale.

Dhe ligjëruesit para tyre, këtë të premte, nuk janë profesorët e tyre të zakonshëm, siç edhe nuk ka qenë rasti i javës së kaluar.

Prokurorë të Prokurorisë Themelore të Pejës, janë ata që kanë ligjëruar në gjimnazin “Bedri Pejani, pas ngjarjes së javës së kaluar.

Suada Hamza, prokurore nga Departamenti për të mitur ua bëri me dije 16 vjeçarëve se pavarësisht moshës që kanë, veprimet e tyre bartin pasoja ligjore.

E gjithë kjo iniciativë e këtij organi hetues të drejtësisë , thuhet të jetë marrë në bashkëpunim me shkollat, në mënyrë që dukuritë negative, të parandalohen, para se të bëhen çështje për institucionet e drejtësisë.

“Të parandalohen  disa dukuri negative që na shqetësojnë neve dhe gjithë drejtorët e shkollave në përgjithësi. Fokusi më i madh i ligjëratave ka qenë përdorimi i substancës narkotikë droga dhe mjetet e ftohta si thika, boksa e pastaj edhe te armët që mund te sjellin dëme të renda edhe me fatalitet”, ka thënë prokuroja, Sanije Seferi.

Derisa psikologia Gjimnazit të Pejës, Ergita Zajmi, thekson rëndësinë e edukimit të hershëm në familje, për të cilët ka edhe kërkesa specifike.

“Edukimi fillon edhe te familjet, i lus qe te kenë kujdes, Te monitorohen sidomos telefonat e mençur, rrjetet sociale, të monitorohet fëmija, orari i gjumit, ata po mungojnë vazhdimisht në orët e para”, ka thënë Zajmi.

Një javë më parë  është arrestuar 16 vjecari po nga kjo shkollë pasi i njejti është zbuluar se po planifikonte një sulm terrorist në  shkollën e tij.

Të njejtit i janë gjetur plane, skica, emra nxënësish e biseda që jepnin indikacione për dyshimet me te cilat tashmë po merret Prokuroria Speciale.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika