Zyra e Macron: Liberalizimi i vizave, çështje e hapur

Presidenti francez, Emmanuel Macron

Një deklaratë e presidentit të Francës, Emannuel Macron, për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka ngjallur debat në vend.

Në një përgjigje për ABC News, nga zyra e presidentit të Francës thuhet se “Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”.

“Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë” thuhet për ABC News, nga zyra e Macron.

Sipas përkthimit, Macron kishte deklaruar se cështja e vizave është pezulluar për Kosovën.

“E them me shumë qartësi që iu kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika