Çka është skizofrenia dhe cilat janë simptomat e saj?

E mërkura e shëndetit mendor në studion e Radio Dukagjinit sonte solli diskutimin për sëmundjen e skizofrenisë

I ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin ishte neuropsikiatri Jusuf Ulaj.

Ulaj deklaroi se skizofrenia është një sëmundje kronike, një prej sëmundjeve më serioze tëçrregullimeve të shëndetit mendor, që karakterizohet me një gjendje të psikozës e cila mund të jetë e përkohshme (me episoda) apo e vazhdueshme.

Sipas neuropsikiatrit, një skizofren është jashtërealitetit objektiv në të cilin ne tjerët jetojmë, jeton nënjë botë të vet, dhe vërehet nga të tjerët se ka një sjellje më të çuditshme dhe të ndryshme nga të tjerët. Skizofreni nuk mund të fokusohet në një temë, kërcen nga një temë në tjetrën. Në shumicën e rasteve kanëngecje në aspektin emocional, janë shumë të ftohtë, nuk i përjetojnë gëzimet dhe hidhërimet ashtu siç i përjetojnë të tjerët.

Gjërat që e karakterizojnë këtë sëmundje janëçrregullimi i të menduarit, pacientët kanë deluzione tëformave të ndryshme, që për njerëzit tjerë janë tëpakuptueshme dhe nuk i përkasin realitetit. Tjetër dallim nga njerëzit e tjerë janë edhe çrregullimet e përceptimit, ata që vuajnë nga skizofrenia dëgjojnëzëra dhe shohin gjëra që të tjerët nuk i dëgjojnë apo shikojnë.

Rreziku i madh nga kjo sipas neuropsikiatrit vjen nga ata zëra që dëgjohen nga skizofrenët dhe japin urdhëra, e që mund ta shtyejnë një person të tillë të bëjë gjëra nga më të këqijat.

Ulaj theksoi se sëmundja e skizofrenisë fillon zakonisht në moshën e adoleshencës, nga 17 deri në 30 vjeç janë shumica e pacientëve që trajtohen nga kjo sëmundje. Shenjat e para të kësaj sëmundje sipas ekspertit të shëndetit mendor tek të rinjtë janërënia e interesimit për mësim, rënia e përformancës si në shkollë ashtu edhe në punë, çrregullimi i të ushqyerit, distancimi social dhe izolimi, shikimi i fiskuar për kohë të gjatë në një gjë, nëse ka halucionacione leviz ngadalë kokën anash sikur e thërret dikush, bën lëvizje të pakuptueshme të njëtrajtshme dhe kur pyetet për to jep përgjigje të vonuar apo jo adekuate dhe duket i hutuar.

Neuropsikiatri nënvizon se çdo çrregullim të sjelljes që vërejme tek adoleshentët apo më vonë, duhet menjëherë të kërkojmë ndihmën e profesionistit të shëndetit mendor.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika