Veterani i Koshares Asllan Shala rivarroset në vendlindje

Eshtrat e veteranit, Asllan Shalës të UÇK-së, në zonën e Kosharës u rivarrosen në vendlindjen e tij në Vidishiq të Mitroviës. Bashkëluftëtarët, miqtë e familjarët e Shalës të pikëlluar tregojnë për veprimtarinë e tij në luftë dhe pas saj

Ilustrim

Qysh nga ditët e para Asllan Shala, ishte rreshtuar në Brigadën “138 Agim Ramdani” të UÇK-së në Koshare.

E, nga gjithë ajo betejë e ashpër 23 vjet më parë, Shala doli faqëbardhë.

Por, veterani i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, (UÇK) ndërroi jetë muaj më parë në shtetin e Francës.

Të shtunën eshtrat e tij u kthyen në Kosovë, për t’u rivarrosur në vendlindje, në varrezat e fshatiti Vidishiq të Mitrovicës.

Ky ishte edhe amaneti i fundit që Shala kishte për familjen e tij para se të ndërronte jetë.

Shoku i bankës, Hoxhë Rexhep Lushta, nën emocione tregoi për vështirsitë që kishte Asllani në preiudhën para e pas luftës.

“Vitet 98-99 e gjejnë Asllanin në Shqipëri, dhe sikurse çdo i ri i Kosovës dhe i Shalës së bashku me shumë kolegë tjerë i’u bashkangjit rradhës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Lushta.

Kurse, Gjenerali i Kosharës, Anton Quni, më zë të dridhur rrëfeu një ngjarje që kishte të ndjerin në njërin nga aksionet.

“Nen komandën tënde ne nisemi në sulm dhe ti do të krenohesh me ne”, u shpreh në emocione deuputeti i LDK-së Anton Quni.

Kurse, kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka lartëtsuar veprën e tij.

“Ne e nderojmë jetën dhe veprën e tij por jo për herë të fundit ai do të jetojw në lavdinë e tij, me lirinë e atdheut të tij”, është shprehur kryetari i komunës së Mitrovicës.

Pranë varrit të Asllanit, lule vendosen bashkëluftëtarët e tij.

Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të tij, u bë nën patronazhin e komunës së Mitrovicës së Jugut.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika