Zllatan Ellek zgjidhet kryetar i ri i Listës Serbe

Kryesia e Listës Serbe është mbledhur për të diskutuar në lidhje me pozitat udhëheqëse të saj

Në selinë e partisë “Lista Serbe”, në Mitrovicën Veriore, janë grumbulluar anëtarët e saj.

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës së Veriut, Zllatan Ellek, është zgjedhur kryetar i partisë Lista Serbe.

Ai u zgjodh gjatë një votimi të hapur në seancën e Kuvendit të Listës Serbe të mbajtur të martën në Mitrovicën e Veriut, ku Lista Serbe zgjodhi edhe kryesinë e re. Lider i Listës Serbe deri më tani ishte Goran Rakiq.

Kush është Zllatan Ellek?

Në maj të vitit 2020, Qeveria e Serbisë emëroi Zllatan Ellekun ushtrues detyre të drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut. Ky institucion, sikurse institucionet e tjera shëndetësore në mjediset e banuara me serbë në Kosovë, punon në sistemin serb.

Ndërkohë, Elleku mori pjesë në tubimet e organizuara nga Lista Serbe, duke përfshirë edhe atë të 6 nëntorit 2022, një ditë pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri.

Ai më pas në fjalimin e tij tha se “ne mbijetuam falë mbështetjes së lidershipit tonë, në radhë të parë presidentit Aleksandar Vuçiq”.

Së fundmi, ai ka theksuar se për shkak të “terrorit të Kurtit”, institucionet shëndetësore në zonat serbe në Kosovë po kërcënohen nga “katastrofa humanitare”.

Ai ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk lejojnë importin e barnave dhe të materialeve mjekësore, gjë që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës e ka mohuar, raporton REL.

Këto zhvillime brenda kësaj partie vijnë pas dorëheqjes nga kjo parti të kriminelit Millan Radojçiq, i cili i udhëhoqi sulmet terroriste në Banjskë të Zveçanit.

Lista Serbe ditë më parë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarëve aktualë të komunave veriore, në mënyrë që të ketë zgjedhje të parakohshme.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika