Vdes një person në Gjakovë, dyshohet se u rrokullis me traktor

"Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor", thuhet në raportin 24-orësh të policisë

Ilustrim

Një person ka humbur jetën në fshatin Orizë të Gjakovës pasi dyshohet se nga pakujdesia teksa ka qenë duke e punuar tokën është rrokullisur me traktor.

Kështu thuhet në raportin e përditshëm të policisë së Kosovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për Obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika