(VIDEO) Izraelitët publikojnë pamjet “e hedhjes në erë të shtëpisë së liderit të Hamasit”

Artikulli përfshin vrasjen e një komandanti të Hamasit, Nasim Abu Ajina, i cili akuzohej për pjesëmarrje në një sulm më 7 tetor, si dhe konfliktet e vazhdueshme në Rripin e Gazës dhe numrin e lartë të të vdekurve nga të dyja palët

Forcat izraelite kanë shpërndarë disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e shkatërrimit të shtëpisë së njeriut që supozohet se është “personi që drejtoi sulmin më 7 tetor”.

Dhe pamjet vijnë pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurisë së Izraelit (ISA) kishin thënë se kanë vrarë një komandant të Hamasit në një operacion të përbashkët.

Të dy agjencitë thanë se militanti ishte Nasim Abu Ajina – komandanti i Batalionit Beir Lahia të Hamasit, shkruajnë mediat e huaja.

Ata pretenduan se përveçse “drejtoi masakrën më 7 tetor në Kibbutz Erez dhe Moshav Netiv HaAsara”, ai gjithashtu mori pjesë në zhvillimin e dronëve dhe paraglajderëve për Hamasin.

Me këtë është vlerësuar se “janë dëmtuar ndjeshëm përpjekjet e organizatës terroriste Hamas për të penguar aktivitetet tokësore të IDF-së”.

Ndryshe, luftëtarët e Hamasit vranë qindra izraelitë, ndërsa u futën në jug të vendit më 7 tetor dhe morën peng më shumë se 200 njerëz.

Që atëherë, Izraeli është përgjigjur duke bombarduar Gazën me sulme ajrore, duke kryer operacione tokësore dhe duke bllokuar furnizimet jetike nga hyrja në rajon.

Dhe numri i të vdekurve palestinezë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 8.000 – sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika