Hoxha: Protesta e NJSI-së është alarm i sigurisë, Qeveria të ketë më shumë ndjeshmëri

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet t’i marrë seriozisht kërkesat e Policisë së Kosovës

Ylli Hoxha, analist politik

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka thënë se protesta e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) para Qeverisë së Kosovës përbën në vetë alarm të sigurisë.

Hoxha në Debat Plus tha se kryeministri Albin Kurti dhe ministri Xhelal Sveçla duhet të përkushtohen që të mos dalin në protesta, por të mundohen t’ua plotësojnë kushtet.

“Vetë fakti që është shpërfaqur një protestë e njësisë speciale është alarm i sigurisë. Është një situatë e cila manifeston një marrëdhënie joserioze të udhëheqësisë dhe organeve shtetërore që konsiderohen që janë strategjike e vitale për ne… Një ministër i Punëve të Brendshme e një kryeministër duhet të brengoseshin që ata njerëz të maskuar të mos dalin fare para qeverisë për protestë, këtu e shpreh kritikën time”, tha ai.

Hoxha dhe se ulja e pagës për këdo nuk ka asnjë funksion të dobishëm, derisa theksoi se Qeveria duhet të ketë më shumë ndjeshmëri e kujdes për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Nuk është e drejtë çfarëdolloj logjike që të rezultojë të hyra më të vogla për ata që kanë qenë duke punuar. Duhet pasur më shumë kujdes e ndjeshmëri për nevojë dialogu me polici që kjo që ka ndodhur të mos ndodhë më”, tha ai.

Hoxha tha se njësia speciale e Serbisë paguhet përafërsisht 1800 deri 1900 euro pa shtesa.

“Sa mujta me pa në rajon, që ky nivel i ekspertizës nuk është që nuk paguhet. Një anëtar për t’u trajnuar kushton shumë. Serbia ka 1600 anëtarë të njësisë speciale në ushtri dhe polici, zotimi është të bëhen 5 mijë. Paga është dikun 1800-1900, me gjithë shtesat mund të marrin deri në 2800 e 2900”, tha ai.

Tutje, ai theksoi se Kosova nuk duhet të merret me shtesa, por t’ua rrisë pagat zyrtarëve policorë.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika