NjSI-ja paralajmëron sërish protestë

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues (NjSI) kanë paralajmëruar protestë sërish të martën e shtatë nëntorit, me qëllim për të shprehur pakënaqësitë lidhur me shtesat e rrezikshmërisë

Pas protestës së një nëntorit, pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues (NjSI) kanë paralajmëruar protestë sërish të martën e shtatë nëntorit.

Ata e kanë dorëzuar edhe paralajmërimin e protestës në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

Protesta pritet të fillojë në ora 12 deri në ora 12:30 me qëllim për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Ndryshe, më 1 nëntor, Njësiti Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, u mblodhën para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës.

Ata kanë protestuar me kërkesën për kushte më të mira duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë.

Bashkë me ta ishte edhe Njësia për Eksploziv dhe Deminim.

Ata i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me shtesat që u janë ndarë nga Qeveria e Kosovës.

“Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive jemi mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë tona në lidhje me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë sidomos përfshirjen e shtesave të parapara me ligj. Këto dy njësi janë të trajnuara dhe përgatitura me standardet më të larta ndërkombëtare, operatorët e këtyre njësive janë të specializuar dhe certifikuar në luftën kundër terrorizmit, lirimin e pengjeve dhe në rastin ku cenohet siguria kombëtare përkatësisht janë të specializuara në trajtimin e kërcënive me eksploziv dhe bomba gjithashtu edhe në situata ku rrezikshmëria vlerësohet tejet ekstreme prandaj jemi njësitë elite të Kosovës”, ka thënë një nga pjesëtarët e NJSI-së.

Ai ka thënë se si njësi janë të përgatitur dhe të barabartë me njësitë elite të botës.

“Jemi të përgatitura dhe të barabarta me njësitë elite të botës, një gjë të tillë e dëshmon pjesëmarrja dhe suksesi në shumë operacione policore dhe gara ndërkombëtare në të cilat kemi treguar rezultate të shkëlqyera”.

Ndryshe, më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika