Mehmetaj: Me marrëveshjen e 27 shkurtit, edhe Serbia bëhet autore e Asociacionit – këtu është problemi

"Nëse e shikoni marrëveshjen e vitit 2013, aty Kosova është autorja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kosova. Në nenin 7 ta marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit të arritur me 27 shkurt, në Bruksel, thuhet se të dyja palët angazhohet të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifik në përputhje me instrumentet përkatëse... Bëhen autore të dyja edhe Kosova edhe Serbia"

Gazetari, Lirim Mehmetaj

Gazetari, Lirim Mehmetaj, ka thënë se me marrëveshjen e 27 shkurtit në Bruksel edhe Serbia bëhet autore e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E kjo, sipas Mehmetajt, është më keq se Marrëveshja e 2013-tës, ku vetëm Kosova është autore e Asociacionit.

Pra, këtu qëndron problemi ka theksuar Mehmetaj.

“Nëse e shikoni marrëveshjen e vitit 2013, aty Kosova është autorja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kosova. Në nenin 7 të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit të arritur me 27 shkurt, në Bruksel, thuhet se të dyja palët angazhohet të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifik në përputhje me intsrumentat përkatëse… Bëhen autore të dyja edhe Kosova edhe Serbia. Kjo është hera e parë të konkretizune kur Serbia merret specifikisht si palë e barabartë me një çështje të brendshme të Kosovës. Edhe ky është një problem tjetër shumë i madh… Nëse don me thanë se neni 7 për vetëmenaxhim është ma pak se 2013, atëherë s’e kishe pas nenin 10 që ndërlidhet më 2013. Neni 10 thotë se duhet të merren parasysh dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet paraprake”, ka thënë Mehmetaj.

Mehmetaj ka treguar se cilat pyetje duhet bërë në lidhje me dialogun.

“Edhe nuk jemi në debatin se a është Asociacioni i mirë ose i keq, Pse Asociacioni, pse jo marrëveshje jo finale, këto dyja janë qendrore edhe pse ka shku përtej 2013”, ka shtuar Mehmetaj.

Gjithashtu, Mehmetaj ka komentuar takimin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, me partitë opozitare, ku prezent në takim ishin kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas Mehmetajt, opozitarët e kanë parë draft-statutin e Asociacionit, por, vetë Lajçak u ka kërkuar të mos e bëjnë publike këtë.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika