Mijëra persona largohen nga një spital ku po strehoheshin në Gazë

Largimi nga ky spital vjen në kohën kur Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha të premten se numri i palestinezëve të vrarë që nga nisja e luftës Izrael-Hamas, ka tejkaluar shifrën prej 11 mijë

FOTO:AFP

Palestinezë të evakuuar nga zona e luftës në veri të Gazës thanë se mijëra persona të zhvendosur, që ishin strehuar në spitalin Shifa që gjendet në zemër të qytetit të Gazës, janë larguar pasi gjatë natës aty ka pasur shpërthime.

Në spitalin Shifa ishin strehuar pothuajse 80 mijë persona, të cilët kishin ikur nga luftimet e ashpra tokësore dhe nga sulmet ajrore.

Disa që u larguan të premten thanë se vetëm disa qindra pacientë të plagosur rëndë dhe mjekë kanë mbetur në spital.

Nuk ka qenë e mundur që menjëherë të kontaktohet mjekët në spitalin Shifa për shkak të pengesave në shpërbimet të internetit.

Largimi nga ky spital vjen në kohën kur Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha të premten se numri i palestinezëve të vrarë që nga nisja e luftës Izrael-Hamas, ka tejkaluar shifrën prej 11 mijë.

Mijëra palestinezë më 10 nëntor u nisën drejt autostradës së vetme të Gazës, duke u larguar nga zona e luftës në veri, pasi Izraeli njoftoi për mundësinë e evakuimit të sigurt.

ShBA-ja një ditë më herët njoftoi se Izraeli është pajtuar për pauzë humanitare katërorëshe për çdo ditë, me qëllim që civilët të largohen nga veriu i Gazës, ku ushtria izraelite po zhvillon luftime me luftëtarët e Hamasit, shkruan Rel.

Por, gjetja e një vendi të sigurt në enklavën e rrethuar nuk është aq e lehtë, pasi Izraeli vazhdimisht e bombardon këtë territor qëkur Hamasi nisi sulme të befasishme në jug të Izraelit më 7 tetor.

Si pasojë e sulmeve të Hamasit më 7 tetor, në Izrael janë vrarë mbi 1 mijë e 400 persona.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika