Izraeli ul numrin e viktimave nga sulmet e 7 tetorit

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se numri i të vrarëve gjatë sulmeve të 7 tetorit në jug të Izraelit është ulur në 1.200, në kontrast me numrin paraprak të raportuar prej 1.400 viktimash nga Hamasi

Një vajzë e vogël qan gjatë një proteste në mbështetje të Izraelit. Pragë, 1 nëntor 2023.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se numri zyrtar i të vrarëve gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit është ulur në 1.200.

Paraprakisht, zyrtarët izraelitë kishin raportuar se 1.400 persona u vranë nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë sulmeve në jug të Izraelit, gjë që nxitën luftën në Gazë.

Ministria nuk dha asnjë arsye për ndryshimin e shifrave të viktimave. Por, një zyrtar izraelit tha se numri është ndryshuar pas procesit të gjatë të identifikimit të trupave të pajetë, shumë prej të cilëve ishin gjymtuar ose djegur.

Ky zyrtar që foli në kushte anonimiteti, tha se numri final i viktimave mund të ndryshojë sërish. Ai tha se një numër i trupave të pajetë ende nuk janë identifikuar dhe se është e paqartë nëse të gjitha pengjet – afër 240 – që mori Hamasi, janë ende të gjallë.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin dhe që nga 7 tetori sulmon vazhdimisht Rripin e Gazës nga toka dhe ajri.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, mbi 11.000 palestinezë janë vrarë që nga nisja e luftës./ REL

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika