Refuzohet kërkesa për hedhje të aktakuzës ndaj biznesmenit, Ridvan Muharremi, i akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në gusht të këtij viti, ka ngritur aktakuzë ndaj Muharremit për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”, pasi në furrën “Bukë e Zemër”, ai kishte shfrytëzuar njehësorët e energjisë elektrike pa autorizim të KEDS-it

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për hedhje të aktakuzës ndaj biznesmenit Ridvan Muharremi, lidhur me akuzën për vjedhje të energjisë elektrike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në gusht të këtij viti, ka ngritur aktakuzë ndaj Muharremit për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”, pasi në furrën “Bukë e Zemër”, ai kishte shfrytëzuar njehësorët e energjisë elektrike pa autorizim të KEDS-it, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Refuzohet kërkesa për hedhje të aktakuzës, e paraqitur nga i pandehuri R.M e ushtruar kundër aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, …. të datës, 05.08.2023, si e pa bazuar”, thuhet në vendimin e Themelores.

Në vendimin e Themelores thuhet se mbrojtësi i të akuzuarit Muharremi, avokati Mahmut Halimi, brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për hedhje të aktakuzës, me pretendimin se njehësori elektrik i vendosur në biznesin e tij ishte i bllombuar dhe i paprekur nga askush.

Mbi këto arsye, avokati Halimi ka kërkuar që të hidhet aktakuza, pasi nuk është arritur që të vërtetohet dashja e të mbrojturit të tij për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Pas analizimit të kërkesës së avokatit Halimi dhe përgjigjes në ankesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Themelorja ka ardhur në përfundimin se duhet që të lëshohen në shqyrtim gjyqësor dhe pas administrimit të provave, do të vërtetohet fajësia ose pafajësia e të akuzuarit Muharremi.

Kujtojmë se Muharremi së bashku me dy zyrtarët e MINT-itIrfan Lipovica dhe Hafiz Gara, janë të dyshuar edhe në rastin e Aferës së Rezervave Shtetërore.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika