Ende vazhdon takimi në mes të Kurtit e përfaqësuesve të NjSI-së

Janë bërë më shumë se dy orë që kur ka filluar takimi në mes të kryeministrit Kurti dhe pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese të cilët i shkuan në qeveri për të diskutuar për kërkesat e tyre pas protestës së mbajtur më 1 nëntor

Janë bërë më shumë se dy orë që kur ka filluar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) të Policisë së Kosovës.

Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen kërkesat e tyre pas protestës për shtesat e rrezikshmërisë.

No description available.

Pjesëtarët e NjSI-së kanë protestuar më 1 nëntor për t’i shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës i prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë.

Për njësitet elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika