Gettinjo pas blerjes së veturës luksoze: “U thyn 20 BTC”

Dy rep-artistat nga Ferizaji, Mozzik dhe Gettinjo, janë padyshim dy emrat më të komentuar të estradës, si nga projektet e tyre muzikore, por edhe për jetën e tyre "luksoze". Por kjo jetë "luksoze" vjen nga përfitimet e muzikës apo me shitblerjen e "Bitcoins"

Dy reperët e njohur nga Ferizaj, Getinjo dhe Mozzik, janë ndër emrat më të komentuar të estradës.

Vëllezërit Aliu gëzojnë, po ashtu, edhe një jetë luksoze.

Brenda dy ditësh ata kanë shfaqur para publikut se çfarë jete luksoze kanë, mbrëmë Mozzik në rrjetin e tij në Facebook ka lajmëruar se bashkë me vëllain e tij Getinjon do të ndërtojnë 9 villa në Jezerc.

“Villa me pamje e vend të qetë e të bukur ku do keni mundësinë shumë shpejt të shijoni kënaqësi Urime Getoar Aliu vlla na priftë e mbara. Jezerci njifet një bjeshkë e bukur, por tani do ju bashkohën edhe këto 9 bukuroshe”, ka shkruar Mozzik në rrjetin e tij në Facebook.

Përpos kësaj, gjatë ditës së sotme autorët e hitit “El Chapo” kanë njoftuar se kanë blerë një makinë, Rolls Royce Culinan 2023.

“Edhe një tjetër”, ka shkruar Getinjo.

Ndërsa, Gettinjo ka shkruar fjalët “U thyn 20 BTC”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jimmy 😎 (@getinjo)

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika