Policia e Kosovës gjen veturën që u përdor për plaçkitje në Suharekë

Dukagjini mëson se veturën e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë, Policia e Kosovës e ka gjetur në bjeshkët e Devetakut, saktësisht në trekëndëshin Jezerc-Budakovë-Devetak

Burimet e televizionit brenda Policisë së Kosovës kanë bërë me dije që vetura që u përdor për të kryer plaçkitjen në një nga argjentaritë në qytetin e Suharekës ku u vodhën ari në vlerë mbi 200 mijë euro është gjetur në bjeshkë.

Siç mëson Dukagjini, veturën Policia e Kosovës e ka gjetur në bjeshkët e Devetakut, saktësisht në trekëndëshin Jezerc-Budakovë-Devetak.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, ka mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë qenë të maskuar, kanë pasur armë të gjata me vete dhe një veturë hiri që rezulton të jetë me targa të vjedhura.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, ka thënë se ka filluar një operacion i gjerë për kapjen e katër personave të dyshuar.

Ai tha se hetimet janë duke vazhduar dhe se pritet që të dyshuarit të kapen nga policia.

“Patrullat tjera janë nisur menjëherë në vend të ngjarjes janë duke nxjerrë provat apo dëshmitë nga vendi, janë intervistuar dëshmitarët. Është ngritur “unaza e çeliktë”, një operacion kur ka grabitje apo raste të rënda. Një prej operacioneve më të gjera është urdhri për “unazën e çeliktë”, e cila urdhëron të gjitha patrullat e Policisë të angazhohen në rastin konkret. Është shumë herët të flasim kush janë të dyshuarit. Hetuesit po marrin informacione të shihen videoincizimet, shumë shpejt mund të merren informacione që t’i gjejmë”, tha ai.

Të dyshuarit janë ende në arrati.

(VIDEO) Plagoset një polic në Suharekë gjatë parandalimit të një grabitjeje

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika