Serbia e fton Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ftuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviqin, që t’i bashkohet iniciativës së “Ballkanit të Hapur”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka ftuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që t’i bashkohet nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Vuçiq ka thënë se këtë takim e ka shfrytëzuar për të diskutuar për çështjet bilaterale, por edhe për ftesën për iniciativën e Shqipërisë, Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

“Mundësi e mirë për të biseduar për çështje dypalëshe me Dritan Abazoviqin gjatë Forumit Ekonomik Botëror dhe ta ftojmë edhe një herë të bashkohet me ne në takimin e nismës ‘Open Balkan’”, ka shkruar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me presidentin Vuçiq, në kuadër të margjinave të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Përmes një postimi në Facebook, Abazoviq ka thënë se Mali i Zi është duke bërë përpjekje maksimale për të promovuar politikën e bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës, lidhjes më të mirë ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

“Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet, jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Abazoviq.

Pos Vuçiq, Abazvoviq është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit të tyre, Kurti e ka uruar kryeministrin Abazoviq për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në arritjen e rezultateve për qytetarët.

Në këtë takim u diskutua për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, si dhe potencialin e bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit më të madh socio-ekonomik dhe rritjes së investimeve në të dyja vendet.

Po ashtu, janë veçuar projektet e përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afrojnë qytetarët dhe do të ndihmojnë ekonominë e të dyja vendeve.

Abazoviq takon Vuçiq-in: Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika