Sonja Biserko: Sulmi në Banjskë ka treguar se potenciali për konflikt është i madh

Sulmi në Banjskë tregoi se potenciali për konflikt është i madh, thotë Sonja Biserko

Sonja Biserko

Sulmi terrorist në Banjskë tregoi se potenciali për konflikt është i madh, thotë Sonja Biserko, themeluesja dhe presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, në një intervistë për The Geopost, duke shtuar se Banjska tregoi se operacioni ishte shumë më i gjerë, por u pengua dhe u parandalua gjakderdhja dhe konflikti.

Biserko beson se Kosova është një pikë përmes së cilës Perëndimi nuk do të tolerojë asnjë aktivitet të Serbisë apo Rusisë.

“Nuk është vetëm çështja e Serbisë dhe e ‘botës serbe’, por është çështje e ndërthurjes së së paku dy interesave – ruse dhe serbe – përkatësisht amerikane dhe evropiane”.

Në këtë rast, thotë ajo, Rusia është e vetmja që është dukshëm e pranishme në një farë mënyre dhe që më lehtë mund të iniciojë çdo mekanizëm që në fund të fundit do të çonte në disa tensione dhe konflikte.

“Kjo është diçka që në fakt mund të shtrihet në Republikën Srpska dhe Malin e Zi. Serbia, thekson ajo, nuk e ka mbyllur çështjen serbe dhe ka ende një rrymë që tenton të rishikojë humbjet e luftës nga vitet 1990. Vuçiq është shumë i vetëdijshëm se nuk mund ta kalojë më atë kufi, se nuk do t’i tolerohet. Tani shtrohet pyetja se kur dhe si do të veprojë, ndoshta pas zgjedhjeve, pasi në këtë fazë Kosova po luan një kartë apo argument të rëndësishëm për fushatë, apo një shtyllë të rëndësishme të asaj fushate, siç është përdorur gjithmonë deri më tani”.

Biserko vlerëson se në Republikën Srpska ekziston një rrjet i grupeve kriminale dhe gangstere që janë shumë të fuqishme ekonomikisht, janë të armatosura, madje kanë pushtet politik duke pasur parasysh se janë të fortë në vend.

“Është një ushtri e fuqishme që mund të jetë shumë e dobishme në situatat kur të krijohet mundësia, pra kur dikush vendos t’i përdorë ato“.

Ajo deklaron se Rusia po kërkon një mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me një lloj marrëveshjeje të Dejtonit.

Edhe Beogradi edhe Rusia, vlerëson Biserko, presin ndryshime të mundshme vitin e ardhshëm, veçanërisht në Shtëpinë e Bardhë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika