Tahiri: Pranimi i draf-statutit të Asociacionit është obligim ndërkombëtar

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se është obligim ndërkombëtar pranimi i draft-statutit të Asociacionit, por që duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se është obligim ndërkombëtar pranimi i draft-statutit të Asociacionit.

“Ne kemi obligime ndërkombëtare në raport me marrëveshjet që i kemi arritë në dialog. Të gjithë, së pari Qeveria e Kosovës, pastaj Qeveria aktuale, edhe ne që s’jemi më, të gjithë e kanë obligim”, ka thënë Tahiri.

Sipas saj, ky është një obligim dhe se nuk duhet të përmendet sanksioni si një “shkop për presion”.

“Kemi obligim me i zbatu, as që duhet me e përmendë sanksionin si një shkop për presion”, ka thënë Tahiri.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë është shprehur se Asociacioni duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos lejohet niveli i tretë i qeverisjes

“E kemi obligim të bëhen në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, të mos lejohet niveli i tretë i qeverisjes që Kurti me vetëmenaxhim, kombinim me Asociacionin e bëri Republikën Srpska të Kurti, që është niveli i tretë i qeverisjes. Pra, të gjithë e kemi obligim, por në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë tutje Tahiri.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika