Epidemiologu në Maqedoni të Veriut: Rreziku nga lia e majmunëve për popullsinë e përgjithshme është i ulët

Të ruajmë mendjen dhe arsyen tonë! Por kjo nuk do të thotë që të gjithë duhet të “kthejmë shikimin anash”! Institucionet duhet të përgatiten maksimalisht, sikur të ishte rasti i lisë!", ka thënë epidemiologu maqedonas, Dragan Danillovski

Dragan Danillovski

Institucionet shëndetësore në Maqedoni të Verut kanë njoftuar se ka shqetësime për përhapjen e lisë së majmunëve në vendet evropiane dhe janë në përgatitje të sistemit shëndetësor. Në Maqedoni të Veriut institucionet shëndetësore janë në negociata për të blerë ilaçin antiviral “tecovirimat” dhe vaksinat kundër lisë së majmunëve.

Ndërsa, institucionet shëndetësore kanë bërë të ditur se do të sigurojnë komplete të veçanta diagnostifikuese, të cilat përfshijnë analizat për linë e majmunëve.

Dragan Danillovski

Epidemiologu Dragan Danillovski ka treguar se nuk është e nevojshme për të bërë panik dhe shpjegon qëndrimin e tij lidhur me këtë situatë.

“Jo, nuk duhet të shqetësohemi për një pandemi të re! Rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët. Do të ishte e mençur ‘shikimin ta kthejmë përreth’ dhe të mos i kushtoni shumë rëndësi ortekut të informacioneve të ndryshme, shqetësuese, të zbukuruara rregullisht me foto ‘të përshtatshme’ (madje, ndonjëherë, të lisë)!”, ka thënë epidemiologu Danillovski.

“Të ruajmë mendjen dhe arsyen tonë! Por kjo nuk do të thotë që të gjithë duhet të “kthejmë shikimin anash”! Institucionet duhet të përgatiten maksimalisht, sikur të ishte rasti i lisë! Është absolutisht e nevojshme të sigurohen sasi të arsyeshme të vaksinës JYNNEOS dhe medikamentit tecovirimat, si dhe vaksinës së imunoglobulinës”, ka shtuar Dragan Danillovski.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika