Abdixhiku: Kjo qeveri ka braktisur qytetarët e Kosovës, prandaj ata po e lënë vendin

“Kjo qeveri ka braktisur qytetarët e Kosovës; prandaj njerëzit tanë po e braktisin atdheun e vet. E ne kemi nevojë për një qeveri që përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të vet nuk e sheh si dorëzim, por si mirëkuptim i një fatkeqësie ekonomike”, ka deklaruar kreu i LDK-së, Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në Këshillin e Përgjithshëm që mbajti sot kjo parti ka thënë se qeveria aktuale është dorëzuar dhe se tani është koha e LDK-së.

“Ne kemi një plan. Kemi një program të detajuar në 22 fusha. Mbi 5 miliardë euro investime në çdo sferë të jetës publike. Prandaj këtë plan duhet ta shpërfaqim sa më shumë. Të kapërcejmë nga kurthi i së shkuarës, në diskutime për atë që ka rëndësi- për vet të ardhmen. Këtë diskutim, këtë komunikim, sot në Kosovë s’ka kush tjetër ta bëjë. Këtë komunikim, këtë diskutim, duhet ta bëjmë vetëm ne”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, partia e udhëhequr nga ai, duhet të shndërrohet sërish në një emërtim që përqafon vlerat më të mira të Kosovës.

“Këtë kohë duhet ta shfrytëzojmë. Jo me arrogancë, jo me urrejtje, por me përafrim ndaj secilit. Edhe ndaj atyre që nuk mendojnë si ne. Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të shndërrohet sërish në një emërtim që përqafon vlerat më të mira të popullit të Kosovës, që i përafron njerëzit më të zot të vendit, e që rrugëton me plot siguri drejt udhëtimit tonë origjinal euroatlantik”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku ka theksuar po ashtu se Qeveria është dorëzuar, pas sipas tij nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 29% të buxhetit për investime kapitale në vend, duke shtuar se për 3 vjet nuk ka lënë asnjë shenjë, asnjë projekt.

“Kjo qeveri ka braktisur qytetarët e Kosovës; prandaj njerëzit tanë po e braktisin atdheun e vet. E ne kemi nevojë për një qeveri që përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të vet nuk e sheh si dorëzim, por si mirëkuptim i një fatkeqësie ekonomike”, ka vijuar ai.

Ai tutje ka thënë se LDK-ja kundërshton draft-statutin për Asociacion të propozuar nga Bashkimi Evropian.

“Sot bëhen 1 javë që kur LDK ka pranuar zyrtarisht nga ndërmjetësuesit draft-statutin e Asociacionit, pra dy muaj pas prezantimit në Kosovë, e 40 ditë pasi i njëjti është pranuar nga Qeveria. Ka pasur synime që njëherë të na jepet vetëm për lexim ky draft-statut. Nuk kam pranuar një qasje të tillë, kështu nuk vepron LDK. Për LDK ka qenë shqetësuese mbyllja hermetikisht e Qeverisë Kurti para dhe pas pranimit të këtij dokumenti. Të mbyllësh një dokument para spektrit politik është qasje e paprecedentë”, ka theksuar Abdixhiku.

I pari i LDK-së potencoi tutje se “Qeveria populliste ka arritur qe për 2 vite dialogun ta shndërrojë në dialog që jep autonomi” dhe se sipas tij popullzimi ka arritur që Kosovën ta mbajë të sanksionuar.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika