ZRrE reagon ndaj Avokatit të Popullit

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka reaguar ndaj Avokatit të Popullit, institucion ky që më 23 maj me anë të një reagimi publik ka thënë se vendimi i ZRrE-së për përcaktimin e strukturës tarifore ishte diskriminues

Në reagimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është theksuar se Institucioni i Avokatit të Popullit nuk kanë ofruar asnjë koment gjatë këtij procesi.

ZRrE përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se ditët në vijim do të hartojnë një raport të detajuar në lidhje me vlerësimin e opinionit të Avokatit të popullit për vlerësimin e strukturës së re tarifore.

Ndër të tjera në opinionin e Institucionit të Avokatit të Popullit pretendohet që rivendosja e bllok-tarifës në sistemin elektroenergjetik të Republikës së Kosovës ka qenë e kuptueshme dhe e mirëpritur nëse do të vendosej për të kursyer energjinë elektrike, por kjo nuk paraqitej në arsyetimin e ZRrE-së.

Institucioni i Avokatit të Popullit sipas ZRrE nuk ka analizuar raportin konsultativ për strukturën tarifore dhe për këtë fton Institucionin e Avokatit të Popullit që t’i referohet Raportit Konsultativ për Strukturën Tarifore të ZrrE-së.

Gjithashtu ata kanë theksuar, “Një sistem tarifor me 2 blloqe (i aprovuar nga ZRrE) konsiderohet më i thjeshtë për t’u kuptuar nga konsumatorët, duke përmbushur gjithashtu kriteret e mbulimit të kostos, stimulimin e efiçencës së energjisë dhe ofrimin e sinjaleve të qarta të çmimeve për konsumatorët”.

“Poashtu, është e pa pranueshme se si Institucioni i Avokatit të Popullit vendosë jashtë kontekstit qëndrimin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE). ZRrE rithekson se SKE ka përkrahur parimin e aplikimit të blloqeve duke dhënë komente përmbajtësore përkrahëse lidhur me strukturën tarifore, madje SKE ka rekomanduar rritjen e bllokut nga propozimi fillestar. Për më tepër në shkresën e SKE ndër të tjera theksohet: “Për ta përmbledhur këtë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mbështet bazën mbi të cilën ZRRE ka propozuar rritjen e tarifave”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika