Së shpejti vendosen kamerat në rrugët e Prishtinës

Derisa qytetarët e mirëpresin vendosjen e kamerave, në Komunën e Prishtinës thonë se projekti është në procedurë dhe shumë shpejt do të implementohet në rrugët e Prishtinës

Tejkalimi i shpejtësisë në komunikacion dhe aksidentet e shpeshta që shpesh përfundojnë me lëndime e nga një herë edhe me fatalitet, janë rastet të cilat po vazhdojnë të ndodhin në rrugët e Prishtinës.

Ekspert të komunikacionit dhe Policia e Kosovës, vlerësojnë se vendosja e kamerave në rrugët e kryeqytetit, por edhe në rrugët tjera nacionale, do të ndikonte në parandalimin e aksidenteve në trafik.

E derisa qytetarët e mirëpresin vendosjen e kamerave, në Komunën e Prishtinës thonë se projekti është në procedurë dhe shumë shpejt do të implementohet në rrugët e Prishtinës.

Vozitësi nga Prishtina, Nuhi Gashi tha se kamerat në komunikacion është dashur të vendosen qysh moti. Sipas tij, kamerat do të vetëdijesojnë qytetarët për të ulur shpejtësinë në vozitje dhe aksidentet do të ishin më të pakëta.

Po ashtu, vozitësi tjetër u shpreh se me vendosjen e kamerave, do të rritet edhe siguria në komunikacion.

Ndërkaq, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj tha për KosovaPress, se shumica e aksidenteve në komunikacion ndodhin për shkak të mungesës së hulumtimeve të tyre.

Ai shtoi se vendosja e aparateve fotografik në rrugë nacionale është parandalim i aksidenteve. Sipas tij, përpos policisë që matin shpejtësinë, edhe kamerat do të vepronin shpejtë dhe saktë, por për fat të keq Kosova nuk i ka.

E në një përgjigje me shkrim nga Policia e Kosovës, zëdhëndësi Baki Kelani theksoi se kamerat në komunikacion, do të ndihmonin policinë në aspektin e hetimit të veprave të ndryshme penale.

Nga drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë për KosovaPress, se projekti për kamerat në komunikacion është në proces dhe shumë shpejt pritet të vendosen në rrugët e kryeqytetit.

Fushtica tha se në momentin që vendosen kamerat në komunikacion, ato do të monitorohen nga Policia e Kosovës dhe do të ndikojë në zbulimin e krimeve në komunikacion.

Për realizimin e projektit të kamerave në Prishtinë, janë ndarë rreth 450 mijë euro. Projekt i cili do të duhej të përfundonte në nëntor të këtij viti, por se do të nis në vitin 2024./KP

 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika