Biserko: Perëndimi nuk do të tolerojë më aventura të reja të Beogradit

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka thënë se Perëndimi s’do të tolerojë më aventura të reja të Beogradit, teksa shton se sulmi terrorist i 24 shtatorit, në Banjskë, nuk i është falur Serbisë nga Perëndimi, porse nuk ka pasur sanksione

Sonja Biserko

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka thënë se Perëndimi s’do të tolerojë më aventura të reja të Beogradit.

Sipas saj, sulmi terrorist i 24 shtatorit, në Banjskë, ku u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku, nuk i është falur Serbisë nga Perëndimi, porse nuk ka pasur sanksione.

“Fakti që përforcimet e KFOR-it u dërguan menjëherë në Kosovë, tregon se Perëndimi është i gatshëm ta mbrojë Kosovën dhe të parandalojë çdo ‘ekskursion’ nga Serbia. Megjithatë, kosovarët frikësohen se mund të ketë më shumë surpriza nga Beogradi. Në rrethanat aktuale gjeostrategjike, siguria është bërë prioritet për Perëndimin dhe në këtë kuptim do të parandalohet çdo përpjekje e destabilizimit të Kosovës. Kjo është një vijë e kuqe, dhe çdo tentim i Beogradit për aventura të reja nuk do të tolerohet”, tha Biserko, në një intervistë për mediumin malazias “Aktuelno.me”.

Biserko ka theksuar se në Perëndim ka një perceptim se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të realizojë atë që ka premtuar, që është zbatimi i planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Ajo potencon se “inkursioni i njësive serbe në veri të Kosovës ishte një lloj alarmi se Beogradi nuk ka hequr dorë nga planet e tij për ndarjen e Kosovës”.

“Pasi deri tash s’ka pasur raport zyrtar për ngjarjen, përveç mohimit të Beogradit se ka qenë i përfshirë, reagimi i shpejtë i NATO-s, SHBA-së e BE-së, tregon se s’do të lejohet përshkallëzim dhe destabilizim i Ballkanit. Ai sulm dëmtoi besimin e Perëndimit te Vuçiçi, por mesa duket ende po llogaritet në të, por në rrethana të ndryshuara”, shtoi ajo.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika