Pritje të gjata në disa pika kufitare me Serbinë

Në disa nga pikat kufitare me Serbi në orët e mbrëmjes raportohet për kolona në hyrje-dalje deri në 600 metra

Në disa nga pikat kufitare me Serbi në orët e mbrëmjes raportohet për kolona në hyrje-dalje deri në 600 metra.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar, pas orës 17:00 Jarinja është pika më e ngarkuar kufitare me kolonën 500 metra të gjatë, teksa pritjet në hyrje janë 160-180 minuta, ndërsa në dalje 60-70 minuta, pasi serbët e Kosovës po kthehen në Kosovë, pasi votuan në zgjedhjet e sotme në Serbi.

Dheu i Bardhë është pika e dytë më e ngarkuar kufitare me pritje në hyrje deri në 70 minuta, ndërsa në dalje duhet pritur 60 minuta.

Kolona në hyrje të kësaj pike kufitare është 500 metra, ndërsa në dalje 600 metra e gjatë, pasi shqiptarët po marrin pjesë në votimet në Preshevë dhe Bujanoc.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika