Vërejtjet e Komisionit të Venecias për Ligjin për Këshillin Prokurorial, flet avokati Yll Zekaj

Avokati Yll Zekaj

Avokati Yll Zekaj, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se vërejtjet në Komisionin e Venecias lidhur me reformën e Ministrisë së Drejtësisë (MD) po vazhdojnë.

“Po vazhdojnë vërejtjet në Komisionin e Venecias lidhur me reformën që Ministria e Drejtësisë (MD) ka filluar për reformimin e sistemit prokurorial dhe të cilën nuk po mund t’i realizojë për shkak të paqartësive që është duke i draftuar në ligjin për Këshillin Prokurorial”, ka thënë Zekaj.

“Ministria e Drejtësisë nuk po arrin të realizojë qëllimin për të cilin ka filluar këtë reformë në sistemin prokurorial”, ka thënë avokati.

Avokati Yll Zekaj ka thënë tutje se Komisioni i Venecias ka dhënë zgjedhjen e tij, njëjtë edhe shoqëria civile, ku sipas tij, ky komision në opinionin e tij të fundit ka theksuar se duhet të krijohen procedura sidomos për zgjedhjen e anëtarëve joprokuror në sistemin prokurorial.

Sepse sipas tij, këta të fundit nuk mund të zgjidhen nga ata që janë të afërt me politikën.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje në një konferencë për media ka njoftuar se Komisioni i Venecias është pajtuar për ndryshimet ligjore, që ka prezantuar Qeveria për reformimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Haxhiu ka bërë të ditur se Komisioni i Venecias nuk e ka përkrahur zgjerimin e përkohshëm të numrit të anëtarëve të KPK-së, duke e vlerësuar rekomandimin e tyre për një Këshill me 7 anëtarë si një reformë të rëndësishme.

Lexo dhe: Haxhiu: Komisioni i Venecias e përkrah propozimin për shtatë anëtarë në KPK

“Komisioni i Venecias nuk e rekomandon zgjerimin e numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, por të mbetet në 7, siç kemi theksuar ne dhe kjo konsiderohet reforma që e konsiderojmë të rëndësishme. Këshilli duhet të funksionojë me standardet ndërkombëtare dhe të jetë institucion i pavarur e të ketë debat demokratik në kuadër të anëtarëve prokurorë dhe joprokurorë”, ka thënë ministrja e Drejtësisë.

Ministrja ka prezantuar ndryshimet e propozuara në Ligjin e KPK-së, duke përfshirë një përbërje permanente me 7 anëtarë, 3 prokurorë, 3 anëtarë joprokurorë dhe kryeprokurorin e shtetit.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika