Ministri i Shëndetësisë në bashkëpunim me Guvernatorin e Izmirit

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministrja Dafina Gexha-Bunjaku, janë takuar me Guvernatorin e Izmirit, Yavuz Selim KÖŞGER, ku temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi në mes të dy shteteve në shëndetësi, konkretisht në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në shëndetësi.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi

Në këtë takim, ministri Latifi tha se Turqia dhe Kosova janë dy shtete që kanë miqësi shumëvjeçare dhe kjo miqësi, sipas ministrit, duhet të vazhdojë edhe më tutje, kësaj radhe me bashkëpunimin në fushën shëndetësore, pasi Izmiri ka universitete shumë të njohura, që kanë prodhuar kuadro të njohura në shkencat mjekësore.

Ai gjithashtu veçoi se marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve dhe bashkëpunimi i ardhshëm duhet të fokusohet në fushën e shkencës, përkatësisht hulumtimeve shkencore.

Meqë në Izmir ka një numër të madh të komunitetit shqiptar, ministri Latifi, i ftoi edhe ata të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi, në mënyrë që dijeninë dhe përvojën e tyre ta sjellin në vendin e tyre të origjinës.

Ndërkaq, Guvernatorini i Izmirit, Yavuz Selim KÖŞGER, e falënderoj ministrin Latifi dhe zëvendësministren Gexha-Latifi për vizitën, duke ju premtuar bashkëpunim në sistemin e shëndetësisë, aty në cilin kërkohet më së shumti.

Ai shtoi se Kosova është shumë e rëndësishme për Izmirin dhe Turqinë në përgjithësi, sepse dy shtetet kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika