Kurti: Një arsenal armësh po fshihet në Banjë të Novi Pazarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dyshohet se arsenal armatimi po fshihet në Banjë të Novi Pazarit.

“Një arsenal armësh po duket që po fshihet në një hotel në Novi Pazar, rreth 25 kiliometra distancë  nga pika kufitare në Jarinjë. Aty ka të fshehur armatim të ngjashëm që është  përdorur në sulmin terrorist në Banjskë.  Është në pronësi të grupit terrorist që ka marrë pjesë në sulmin e 24 shtatorit”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë ka urdhëruar strukturat ilegale serbe që të bëjnë punësimin e bashkëshorteve të grupit terrorist familjet e të cilëve jetojnë në Kosovë që të mos bëjnë zë kritik për atë që ndodhi.

Kurti: Në nëntor ishte planifikuar sulm në drejtim të komunës së Zubin Potokut

Kurti ka theksuar se në nëntor ishte planifikuar një sulm në drejtim të komunës së Zubin Potokut me qëllim marrjen e vilës së Radoiçiqit në brigjet e Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve në Serbi.

“Gjatë nëntorit 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të komunës së Zubin Potokut, me qëllim marrjen e vilës së Radoiçiqit në brigjet e Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve në Serbi. Plani paraprak për sulme hakmarrëse nga Policia e Kosovës kemi marrë vesh se ka ndryshuar pas intensifikimit të patrullimit të PK-së e KFOR-it rreth kufirit me Serbinë”.

Sulm, sipas Kurtit, u planifikua edhe këtë javë, pas zgjedhjeve në Serbi.

“Në poligonin e Serbisë në Peshter, kanë rifilluar ushtrimet e një grupi prej 60 pjesëtarësh të “Mbrojtjes Civile” që kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë. Ky grup kishte planifikuar sulm ndaj Policisë sonë pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi në lokacionet kufitare që lidhen me rrugët ilegale alternative. Për këtë qëllim raportohet të ketë pasur lëvizje nga ushtria e Serbisë që ka stacionuar ushtarët në disa pika, në lokacione ku parashiheshin këto sulme. Pjesëtarët e ikur nga veriu janë grumbulluar edhe në një vend tjetër të quajtur Goç”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika