Mimoza Kusari paralajmëron padi ndaj Abelard Tahirit për deklaratat për Radoiçiqin

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri do të paditet për atë se sipas tij kryeministri Albin Kurti “ka krijuar korridor për Milan Radoiçiqin që të ikte më 24 shtator”.

Kështu ka deklaruar Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila për PDK-në ka thënë se ka pasur plane me Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

“Përgjimet e jashtëligjshme të cilat u inçizuan në Maj të 2022-tes, u përdoren në korrik të 2023-tes, në një përpjekje për ta rrëzuar Qeverinë Kurti nga eksponentë të PDK dhe sipas rrjedhës së ngjarjeve me asistim direkt nga Lista Serbe, 14 muaj pasi këta të fundit ishin larguar nga Kuvendi në pamundësi të arritjes së çfarëdo arranzhmani me Qeverinë Kurti”, ka shkruar ajo.

“Se e kanë qëllimin e njejtë mes vete, e tregon edhe kjo retorikë e përfaqësuesit të PDK-së. As edhe një fjalë e vetme për përpjekjet e Serbisë dhe Vuçiçit përmes Radojqiqit për sulm ndaj Kosovës, por plot gojën e kanë me sulme e shpifje ndaj Qeverisë së vendit.

Për këto dezinformata dhe abuzim të vazhdueshëm me të vërtetën, unë do të padis Abelard Tahirin, ashtu sikur kam paditur të gjithë ata që i bashkërendojnë aktivitetet me Listen Serbe e eksponentët e tyre për t’ju dhënë mundësinë që t’i deklarojnë të njejtat në Gjykatë, për çfarë duhet mbajtur përgjegjësinë ligjore”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika