Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar kompaninë Speeex, të cilën e ka cilësuar si një shembull të suksesit dhe frymëzim për të gjithë.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo kompani ka hapur dyert për mbi dy mijë të punësuar.
Platforma dixhitale e inovative e Speeex, EEEXPLORE Kosova, sipas Osmanit, i drejtohet mërgatës, duke paraqitur mundësi të panumërta për kthimin e potencialit të të rinjve kudo në botë dhe ofron jo vetëm vende pune.
“Nga Zvicra në Kosovë, kompania Speeex një shembull i suksesit e frymëzim për të gjithë! Sot takova vajza e djem të kësaj kompanie që operon në Prishtinë, Vushtrri, Prizren e Ferizaj dhe e cila ka hapur dyert për mbi 2 mijë të punësuar”, shkroi ajo.

“Platforma dixhitale e inovative e Speeex, EEEXPLORE Kosova, i drejtohet mërgatës sonë, duke paraqitur mundësi të panumërta për kthimin e potencialit të të rinjve tanë kudo në botë dhe ofron jo vetëm vende pune, por edhe rrugë për zhvillimin e aftësive, si dhe shanse për të kontribuuar në përparimin e vazhdueshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë”.