SHBA-ja dhe Britania e zmbrapsin “sulmin më të madh” nga rebelët huthi në Detin e Kuq

Forcat detare të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i kanë rrëzuar 21 dronë dhe raketa të shkrepura nga rebelët huthi në Jemen ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq

Forcat detare të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i kanë rrëzuar 21 dronë dhe raketa të shkrepura nga rebelët huthi në Jemen ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, njoftoi SHBA-ja të mërkurën.

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Grant Shapps, tha se ky ishte sulmi më i madh në Detin e Kuq i kryer nga militantët huthi deri tani, derisa lufta tremujore mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës po përhapet edhe në një pjesë tjetër të Lindjes së Mesme.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se nuk ka të lënduar e as dëme.

Ky ishte sulmi i 26-të nga grupi rebel i Jemenit, Huthi, ndaj anijeve të mallrave në Detin e Kuq prej 19 nëntorit.

Huthi, i cili e kontrollon shumicën e Jemenit, është duke i sulmuar rrugët tregtare në shenjë mbështetjeje për Hamasin, grupin radikal palestinez që SHBA-ja dhe BE-ja e kanë shpallur organizatë terroriste.

Sulmet e këtij grupi janë duke e penguar seriozisht tregtinë ndërkombëtare në rrugën e rëndësishme mes Evropës dhe Azinë, e cila përbën 15 për qind të trafikut transportues të botës.

Shumë kompani transportuese janë detyruar të përdorin tjera rrugë detare, duke marrë rrugë të gjata përreth Afrikës.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se 18 dronë dhe tri raketa u rrëzuan nga marina amerikane dhe ajo britanike.

Ministri britanik Shapps tha të mërkurën: “Gjatë natës [marina mbretërore] HMS DIAMOND, bashkë me luftanijet amerikane, me sukses e zmbrapsën sulmin më të madh nga huthit e mbështetur nga Irani në Detin e Kuq deri tani”.

Shapps i përsëriti paralajmërimet nga Britania dhe aleatët, përfshirë SHBA-ja dhe Gjermania, se këto sulme janë të papranueshme, duke thënë se grupi militant “do t’i bartë pasojat” nëse vazhdon të sulmojë.

“Ne do të ndërmarrim veprimet e nevojshme për mbrojtjen e civilëve dhe ekonomisë globale”, tha ai.

Huthit e mbështetur nga Irani janë zotuar se do t’i vazhdojnë sulmet derisa Izraeli ta ndalë luftën në Gazë, si dhe paralajmëruan se do t’i sulmojnë edhe luftanijet amerikane, nëse grupi militant sulmohet./REL

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika