Mijëra banorë të Gjermanisë pritet të natyralizohen

Komuniteti turk në Gjermani pret 50 mijë aplikime për natyralizim prej banorëve me rrënjë turke këtë vit, si në vjetët e ardhshëm, pas reformës së kryer prej Gjermanisë në ligjin për shtetësi.

“Besoj që në periudhë afatgjatë, 1.5 milion shtetas me origjinë turke në Gjermani, që nuk e kanë ende shtetësinë gjermane, do të kenë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë Gokay Sofuoglu për mediumin gjerman RND.

Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi Bundestagu ka miratuar një reformë në ligjin për shtetësi, që synon shkurtimin e kohës për posedim të pasaportës gjermane, dhe u mundëson banorëve që të kenë më shumë se një shtetësi.

“Nëse përhapet fjala për ligjin e ri, numri i aplikacioneve për natyralizim do të rritet në vazhdimësi”, ka thënë Sofuoglu.

“Shumë persona do ta kuptojnë që përfitimet i tejkalojnë të metat”.

Megjithatë, ai ka thënë se beson që autoritetet gjermane do ta kenë të vështirë procesimin e aplikacioneve, pasi veçse janë të mbingarkuara.

Legjislacioni i ri parasheh që banorët e Gjermanisë mund të aplikojnë për shtetësi pas pesë vjetësh jetesë aty, në krahasim me tetë sa ka qenë deri më tani.

Një pikë tjetër parasheh që personat, të cilët pajisen me pasaportë gjermane, nuk kanë nevojë të heqin dorë prej pasaportës së vendlindjes.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika