Kurti: Masat e sigurisë ndaj Serbisë s’mund t’i heqim, terroristët po veprojnë të lirë atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova nuk ka masa tregtare ndaj Serbisë, por vetëm masa të sigurisë për shkak të kërcënimit që i ka bërë gjatë vitit 2023 Republikës së Kosovës

Kosova nuk ka masa tregtare ndaj shtetit serb, por vetëm masa të sigurisë për shkak të kërcënimit që i ka bërë gjatë viti 2023 Republikës së Kosovës.

Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të BE-së e ShBA-së.

Ai ka theksuar se këto masa nuk mund të hiqen derisa në Serbi shtetisin të lirë “terroristët e 24 shtatorit”.

“Tregu i përbashkët rajonal është thelbi i Procesit të Berlinit. Ndërkaq, me Planin e Rritjes do të avancojmë më tej, meqenëse në mënyrë inkrementale dhe sektoriale do të rritet pjesëmarrja dhe qasja në tregun unik të BE-së. Ne nuk kemi masa tregtare ndaj Serbisë, por ne kemi masa të sigurisë, për shkak se në vitin 2023 porsa e kemi lënë pas, tri herë kemi pasur konfiskime, sekuestrime masive të armatimit dhe municionit në veri të Kosovës, përkatësisht me data 23 qershor, 5 shtator dhe 24 shtator, ahte kur e vranë rreshterin e Policisë, heroin Afrim Bujnakun.

I gjithë ky armatim është prodhuar në Serbi dhe i gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia, e kur kësaj ia shtojmë faktin se grupi paramilitar që e kreu sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit, në maste të konsiderueshme janë të lirë në Serbi, më në krye Millan Radojçiq, natyrisht masa e sigurisë së Kosovës janë të domosdoshme. Pra, ne nuk kemi masa tregtare ndaj Serbisë, kemi vetëm masa të sigurisë, por duhet ta theksoj se për shkak të kontrolleve të shtuara në vendkalimet kufitare, ka mundësi që ndërmarrje të caktuar nuk janë aq të interesuara të kalojën kufirin edhe të vijnë në Kosovë, sikurse dikur. Masa e sigurisë ne nuk mund t’i heqim përderisa e kemi atë grup paramilitar terrorist në Serbi që vepron i lirë. Dhe na vijnë indor që takohen e riorganizohen pa i ndryshuar qëllimet dhe sjelljet e tyre”, ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka thënë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të ndahet me çështje e normalizimit të raporteve me Serbinë,  pasi shteti serb “nuk e ka në qejf shumë as BE-në e as perëndimin”.

“Ne jemi të qëndrimit që duhet të ndahet procesi i anëtarësimit në BE me çështjen e normalizimit të raporteve me Serbinë. Duhet të na kuptojnë që nuk e kemi të lehtë normalizimin e raporteve me një shtet, në të cilin vetëm 35% e popullatës janë për anëtarësim në BE”, ka shtuar Kurti.

Kurti, gjithashtu, komentoi edhe anulimin e konferencës së përbashkët të liderëve evropianë.

“Në fillim plani ishte që të ketë një konferencë të përbashkët të të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor, mirëpo në fund të tryezës u njoftuam se secili do të mbajë konferenca veç e veç. Më mirë do të ishte që të kishim një konferencë të përbashkët, mirëpo për këtë çështje duhet të pyeten organizatorët”, ka theksuar Kurti.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika