Në Leposaviq vendosen fotografi të Millan Radoiçiqit: Patriot i rrejshëm, terrorist

“Kush o Radoiçiq? Patriot i rrejshëm, i dyshuar për një numër të vrasjeve të serbëve në Kosovë, pronar i laboratorit të drogës, kriminel që e ka përdor rininë tonë për pasurimin personal, terrorist” – thuhet në përshkrimin e fotografive

FOTO:Kallxo.com

Paraditen e së shtunës në rrugët e Leposaviqit janë parë disa fotografi të ish-nënkryetarit i partisë Lista Serbe, Millan Radoiçiq me mbishkrime të ndryshme.

Ai është quajtur terrorist dhe pronar i një laboratori të drogës.

“Kush o Radoiçiq? Patriot i rrejshëm, i dyshuar për një numër të vrasjeve të serbëve në Kosovë, pronar i laboratorit të drogës, kriminel që e ka përdor rininë tonë për pasurimin personal, terrorist” – thuhet në përshkrimin e fotografive, raporton Kallxo.com.

FOTO:Kallxo.com

Millan Radoiçiq është njeriu i cili dyshohet se organizoi sulmin në Banjskë të Zveçanit  në shtator të vitit të kaluar e ku mbeti i vdekur rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

FOTO:Kallxo.com

Ai ka qenë në të kaluarën edhe nënkryetar i partisë Lista Serbe./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika