Ish-drejtori Musliu flet pas shkarkimit nga Rama: Provokim i ulët politik ndaj partnerit të koalicionit

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilrik Musliu ka folur sot pas shkarkimit nga detyra nga kryetari Përparim Rama.

Ai shprehet tejet i habitur me largimin nga detyra, pasi që thotë se nuk ka pasë ndonjë vërejtje për mosperformancë.

Musliu ka thënë se për vendimin rreth shkarkimit të tij nuk është njoftuar zyrtarisht, por vetëm përmes një njoftimi të shkruar nga Rama në Facebook.

“Kulmi ka qenë që njoftimin për shkarkim e mora përmes Facebook, me një status të pasaktë dhe të pasinqertë”.

“Rreth 70 përqind e punëve janë të drejtorisë që kam drejtuar unë. Kam pritur trajtim me njerëzor dhe profesional sepse kam qenë profesional dhe besnik. Kam punuar në të mirë të të gjithë qytetarëve të kryeqytetit”, ka thënë Musliu në një adresim të bërë në profilin e tij.

Arsyetimi për shkarkimin e tij ka qenë gjendja e keqe me mbledhjen e mbeturinave në kryeqytet, derisa për këtë ai thotë se përgjegjëse është kompania rajonale “Pastrimi”.

Ai është shprehur i habitur dhe i shokuar nga ky vendim, pasi thotë se bashkëpunimi me Ramën ka qenë i mirë dhje për këtë arsye ka pritur një trajtim njerëzor dhe profesional.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Musliu thotë se pak ditë më parë mori lëvdata nga Rama dhe nuk ka marrë asnjë kritik në lidhje me punën e tij.

Musliu shkarkimin e tij e ka quajtur si provokim të ulët politik që ju ka bërë PDK-së, si partner i koalicionit në Komunë e Prishtinës.

Më poshtë mund të gjeni videon e plotë të Musliut:

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika