Torres: Serbia është satelit për Rusinë, Kosova është mike e vazhdueshme e SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i harrojnë miqtë e vërtetë te tyre, sipas kongresmenit amerikan, Ritchie Torres

Ritchie Torres, kongresmeni amerikan ka reaguar ndaj Serbisë pasi, kjo e fundit kishte nënshkruar kontratë me Rusinë për furnizim me gaz rus.

Torres këtë reagim e kishte bërë duke replikuar postimin  e medias Reuters në Twitter.

“Duhet kujtuar se Serbia është satelit për Rusinë, ndërsa Kosova është mike e vazhdueshme e SHBA-së. Ne në SHBA kurrë nuk duhet të harrojmë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë”, ka shkruar Torres në Twitter.

Ndërsa më  29 maj, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq,  kishte deklaruar se kishte pasur një bisedë të mirë shumë të mirë telefonike me homologun e tij nga Rusia, Vladimir Putin, me të cilin ishin pajtuar për një çmim jashtëzakonisht të favorshëm të gazit për Serbinë.

Tutje Vuçiq para gazetarëve kishte deklaruar se, “ ajo që mund t’ju them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesor që janë shumë të favorshëm për Serbinë. Ne ramë dakord të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare, që është elementi i parë i kontratës dhe mendoj se i shkon shumë përshtat palës serbe. Një element tjetër i rëndësishëm është se formula që ne përdorim do të mbetet e njëjtë formula e naftës, kështu që çmimi do të jetë shumë i favorshëm për vendin tonë”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika