Emily Ratajkowski tregon stilin e veçantë me xhaketë lëkure dhe fund të bardhë

 Emily Ratajkowski doli me stil për darkë me një mike të hënën në New York, pas modelimit gjatë fundjavës në Zvicër

Emily Ratajkowski doli me stil për darkë me një mike të hënën në New York, pas modelimit gjatë fundjavës në Zvicër.

Modelja dhe autorja 32-vjeçare kishte veshur një xhaketë lëkure ngjyrë kafe të errët mbi një bluzë pa mëngë së bashku me një fund të bardhë.

Emily e plotësoi dukjen e saj me çizme të gjata të zeza dhe gjithashtu kishte një çantë të zezë, shkruan DailyMail.

Ylli i videos muzikore të “Blurred Lines” ka aksesuar me një palë vathë dhe ka theksuar bukurinë e saj natyrale me grim të lehtë, duke përfshirë dhe buzëkuq rozë.

Emily ishte duke ngrënë një vakt me një shoqe, pasi ishte parë në një dukje më rastësore për një shëtitje në mëngjes në New York.

 

Ajo u mbulua me një jelek të fryrë pa mëngë që ishte veshur sipër një bluze të zezë me mëngë të gjata, ndërsa ajo kalonte nëpër rrugët e qytetit.

Emily dhe Irina Shayk “e shtuan nxehtësinë” të shtunën gjatë një shfaqjeje në pistë të hapur në shpatet e St. Moritz, Zvicër.

Top-modelet dukeshin seksi, ndërsa shfaqnin veshjet elegante të Moncler Grenoble për shfaqjen e markës Vjeshtë/Dimër 2024 në qytetin luksoz të skive.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika