Zona e tërmetit në Turqi u trondit nga 60 mijë lëkundje vitin e kaluar

Epiqendra e tërmetit të shkurtit, provinca Kahramanmarash, i ka regjistruar mesatarisht 56 tërmete më të vogla në ditë, në vitin e kaluar, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu

FOTO:REUTERS

Gati 60 mijë lëkundje janë regjistruar në juglindje të Turqisë, pas dy tërmeteve shkatërruese që kanë lënë të vdekur dhjetëra mijëra njerëz, më 6 shkurt të vitit 2023, sipas qendrës shtetërore për katastrofa, AFAD.

Zona e tërmetit është duke u vëzhguar nga afër në Turqi dhe në rajonin përreth, ka thënë AFAD në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Epiqendra e tërmetit të shkurtit, provinca Kahramanmarash, i ka regjistruar mesatarisht 56 tërmete më të vogla në ditë, në vitin e kaluar, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.

Tërmeti i shkallës 7.7 e pati goditur juglindjen e Turqisë në mëngjesin e 6 shkurtit, i përcjellë nga një tërmet tjetër 7.6 shkallësh, të njëjtën ditë.

Më shumë se 53.000 njerëz kanë vdekur vetëm në Turqi, sipas të dhënave qeveritare.

Rreth 6.800 persona të tjerë kanë vdekur në Sirinë fqinje.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka përsëritur të martën zotimet për të rindërtuar rajonin.

Pak pas tërmetit, Erdogani pati thënë se synon të ndërtojë rreth 300.000 njësi banimi brenda një viti në atë zonë.

Megjithatë, qeveria e tij nuk e ka realizuar këtë qëllim.

Erdogani ka thënë në fundjavë se 200.000 njësi banimi do të jenë gati në fund të vitit 2024.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika