Scholz zotohet se Gjermania do ta arrijë cakun e NATO-s prej 2% të shpenzimeve të GDP

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se industritë e mbrojtjes mund të llogarisin në rritjen e shpenzimeve ushtarake nga Qeveria e tij

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë të hënën se industritë e mbrojtjes mund të llogarisin në rritjen e shpenzimeve ushtarake nga qeveria e tij dhe se ajo do ta përmbushë përkushtimin e vet për t’i shpenzuar 2 për qind nga bruto prodhimi i brendshëm (GDP) për mbrojtjen e NATO-s.

Scholz foli pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, shkaktoi zemërim në mesin e aleatëve të Shteteve të Bashkuara (SHBA), duke thënë se SHBA-ja mund të mos i mbrojë anëtaret e NATO-s, të cilat nuk janë duke shpenzuar mjaftueshëm për mbrojtjen kundër pushtimit të mundshëm nga Rusia.

Sa ishte president, Trumpi i kishte kritikuar publikisht vendet të cilat nuk e kishin përmbushur synimin e aleancës ushtarake për t’i shpenzuar 2 për qind nga GDP-ja e tyre për mbrojtjen e aleancës.

Scholzi tha të hënën se Gjermania dhe industria e mbrojtjes e Evropës duhet patjetër të fillojnë prodhimin e madh të armëve, pasi lufta në Ukrainë vuri në sipërfaqe vështirësitë e prodhuesve evropianë për t’i plotësuar kërkesat për municion.

Scholzi e vizitoi vendndodhjen e ardhshme të fabrikës së armeve Rheinmetall në Gjermaninë qendrore.

“Ne duhet të bëjmë prodhim të madh të pajisjeve të mbrojtjes. Jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por të gjitha vendet evropiane duhet patjetër të bëjnë edhe më shumë për ta mbështetur Ukrainën”, tha Scholz.

“Zotimet që i kemi bërë deri tani nuk mjaftojnë. Vetëm fuqia e Gjermanisë nuk mjafton”, shtoi ai.

Scholz theksoi se industria ushtarake dhe e mbrojtjes e Gjermanisë mund të mbështetet tani në përkushtimin e Berlinit për ta arritur cakun e NATO-s për 2 përqindëshin.

“Kjo nevojitet urgjentisht. Sepse, pavarësisht sa i vështirë është ky realitet: ne nuk jetojmë në kohëra paqeje”, shtoi ai.

Rheinmetall, njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të predhave të artilerisë dhe tankeve në botë, nisi ta rrisë prodhimin pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 2022, ku nevoja për municion është rritur tej mase, duke iu shkaktuar prodhuesve evropianë vështirësi për t’i plotësuar kërkesat.

“Ndërtimi i fabrikës sonë të re është rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimit të kohëve”, tha shefi ekzekutiv i Rheinmetall, Armin Papperger./REL

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika