Japonia nga 25 marsi heq vizat për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare

Qeveria e Japonisë ka vendosur që t’i heqë vizat nga 25 marsi për shtetasit e Kosovës të cilët kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare, njoftoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori pjesë mbrëmjen e sotme në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë, me rastin e ditëlindjes së perandorit

Qeveria e Japonisë ka vendosur që t’i heqë vizat nga 25 marsi për shtetasit e Kosovës, të cilët kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare.

Kështu bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori pjesë mbrëmjen e sotme në pritjen e organizuar nga Ambasada e Japonisë, me rastin e ditëlindjes së perandorit.

Pjesëmarrja e tij vjen edhe pas takimit të mbajtur më herët gjatë ditës me ambasadorin jorezident të Japonisë, Ryuta Mizuuchi.

“I shprehim mirënjohjen e sinqertë Qeverisë japoneze për vendimin e saj për të hequr kërkesat për viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, duke filluar nga 25 marsi – një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri fuqizoi mesazhin e rëndësisë së miqësisë, partneritetit e aleancës me Japoninë dhe popullin e saj, duke përmendur edhe ndihmën e çmuar të dhënë nga qeveria japoneze për refugjatët kosovarë gjatë periudhës së vështirë të viteve 1998-1999, e cila mbetet e ngulitur në kujtimet tona dhe e çmuar në zemrat tona.

“Përmendi dhe Dr. Sadako Ogata, komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët me origjinë japoneze, i cili ka luajtur një rol kryesor në ofrimin e ndihmës për refugjatët në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, dhe profesorin Hisashi Oëada, ish-kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili udhëhoqi Opinionin e GJND-së më 22 korrik 2010, ku u pohua se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare – kontribut për të cilin ne jemi thellësisht mirënjohës”, vijon njoftimi.

Kryeministri shprehu dhe mirënjohjen e thellë për Qeverinë e Japonisë për partneritetin e saj të palëkundur dhe mbështetjen thelbësore në sektorë të ndryshëm të zhvillimit.

Në përfundim, ai nënvizoi se jemi të lumtur nga avancimi i vazhdueshëm i miqësisë dhe bashkëpunimit tonë, i dukshëm në thellimin e marrëdhënieve tona.

“Vizitat zyrtare qeveritare të vitit të kaluar e kanë forcuar më tej lidhjen tonë”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika