Izmir Zeqiri i bindur: Së shpejti do të qeverisë nga objekti komunal

Izmir Zeqiri tash e tetë muaj po qeverisë Zubin Potokun nga fshati Çabër. Pas gjithë kësaj kohe ai po shprehet I binduar se së shpejti aktivitetin e tij do ta ushtroj nga ndërtesa kryesore e këaj komune. Sipas Zeqirit, rrethanat tashmë kanë ndryshuar

Që nga fundi i muajit maj, Izmir Zeqiri, do duhej të ishte në këtë objekt të Komunës së Zubin Potok.

Ndonëse është kryetar, aktivitetet e tij ende po I vazhdon nga Zyra për Komunitete në Qabër.

Por, pavarëisht kësaj Zeqiri, shprehet i bindur se së shpejti, komunën e Zubin Potokut do ta udhëheqë nga objekti kryesor.

Qeverisjes nga Çabra, ai beson se i ka ardhur fundi, pasi kushtet në teren sipas tij tashmë kanë ndryshuar.

Izmir Zeqiri – Kryetar i Zubin Potoku ka thënë se “Jemi konsoliduar pak a shumë me stafe teknime, jemi planifiku me e pa se si do të funksionojnë me staf teknik të gjitha zyret, kështu që së shpejti pritet që të funksionalizohet dhe normalizohet gjithçka sa i përket administrimit të komunës”.

Shumica e shërbimeve komunale, tashmë po kryhen në këtë objekt.

Kryetari Zeqiri tregon se shumica e qytetarëve që kërkojnë shërbime zyret komunale në Çabër, janë të komunitetit serb.

Izmir Zeqiri – Kryetar i Zubin Potokut ka thënë se “Një pjesë e madhe e qytetarëve tanimë veç e kuptojnë dhe e kanë kuptuar se janë të gatshëm që të integrohen në sistemin e Republikës së Kosovës, ashtu siç e kanë të drejtën mbi bazat ligjore si kategori kushtetuese për t’i shfrytëzuar të drejtat e veta. Kështu që tani për tani është një mirëkuptim edhe i shumicës së qytetarëve që një pjesë e madhe nuk kanë pasur informacion se çfarë u ofron Republika e Kosovës”

Përderisa Zeqiri është optimist se situata në teren është më pozitive, kështu duket se nuk mendojnë edhe disa organizata të shoqërisë civile serbe në veri.

Prej kohësh, ata po ankohen tek ndërkombëtarët për mënyrën se si po trajtohen serbët nga Qeveria e Kosovës.

Për këtë temë, ata patën një ballafaqim të nxehtë në Parlamentin Evropian, me disa përfaqësues të Republikës së Kosovës.

Ndër ta ishte Arbër Vokrri, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal

Arbër Vokrri – Zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se “Thonin se Republika e Kosovës e në vecanti qeveria aktuale është duke ua mohuar jo vetëm të drejtat politike, por edhe ato civile, është duke ua rrëmbyer pronat. është duek ndërtuar në mënyrë ilegale baza ushtarake gjithandej nëpër tokat e qytetarëve serbë”

Këtë grup të përfaqësuesve serbë, e kritikoi ditë më parë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Megjithatë, kundër Bislimit reaguan menjëherë shtetet e QUINT-it,t duke e konsideruar grupin si partner të besueshëm.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika