Konjufca: I mirëkuptojmë kritikat e SHBA-së, por nuk janë për të bërë panik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se vërejtjet e SHBA-ve i mirëkuptojnë, megjithatë sipas tij nuk ka vend për panik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas kritikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se ndonëse të njëjtat i mirëkuptojnë, megjithatë, sipas tij, nuk ka vend për panik.

Në një deklaratë për media, pas seancës në gjykatë lidhur me hedhjen e gazin lotsjellës, Konjufca ka theksuar se vërejtjet e SHBA-ve nuk kanë lidhje me legalitetin, teksa shton se “ata na japin të drejtë, duhet më shumë përgatitje”.

“Unë mendoj që këto vështirësitë e Kosovës ndonjëherë me SHBA-të nuk janë risi, do të thotë kemi pasur gjatë veprimtarisë sonë edhe politike edhe disa shpërputhje, do të thotë e perceptojnë atë që është e domosdoshme për Kosovën që të ecë përpara. Kjo që e ka marrë Qeveria e Kosovës si strategji, është një strategji e sovranitetit të Kosovës, kurse SHBA-të e shohin këtë proces shumë më shumë perspektivës së sigurisë”, tha ai.

Sipas Konjufcës, amerikanët kanë ndrojtjen se Serbia mund të kundërreagojë, gjë që  mund të dalë situata nga kontrolli.

“Ata frikësohen që Serbia mund të kundërreagojë edhe kjo e qet situatën prej kontrollit. Kjo është shumë e thjeshtë, do të thotë ky është perceptimi i SHBA-ve dhe kështu ka qenë gjithmonë. Mendoj që nuk janë raportet për t’u shqetësuar dhe për të bërë panik, raportet janë përtej këtyre ndryshimit në perceptim që e kemi si të veprohet në pjesën e veriut të Kosovës. I mirëkuptojmë plotësisht ato vërejtjet dhe kritikat që na japin SHBA-të”, shtoi ai.

Megjithatë, Konjufca potencon se këto janë gjithmonë kritika me vend sepse SHBA-të e shohin Kosovën nga një nivel shumë më të lartë.

“Qysh e shohim ne, është e drejtë e shtetit të Kosovës të shtrijë sundimin e ligjit dhe sovranitetit në vend. Kjo është perspektivë më e ultë, më e ngushtë, por është perspektivë e së drejtës së Kosovës”, tha tutje ai.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika