Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, Konjufca mbrohet në heshtje

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se do të mbrohet në heshtje, në rastin ku ai akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur më datën 10 gusht të vitit 2016

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se do të mbrohet në heshtje, në rastin ku ai akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur më datën 10 gusht të vitit 2016.

Në seancën e mbajtur të mërkurën ai ka thënë se qëndron prapa deklarimeve që i ka bërë më parë lidhur me këtë rast.

Në këtë seancë gjyqtarja Edita Çanta e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për t’u administruar si provë procesverbali i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, i datës 18 gusht 2016.

Më pas, seanca u ndërpre me kërkesë të mbrojtëses së Konjufcës, avokates Arbnora Zeqiri, në mënyrë që të ketë mundësi të përgatitet për fjalën përfundimtare.

Gjykimi ndaj Konjufcës, Lekaj thotë se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika