Izmaku: Fotografitë që i bëra secilës kufomë të anëtarëve të familjes Jashari, përfunduan në kampin e KFOR-it francez

Ish-deputetja dhe anëtarja e Lobit Rajonal, Xhevahire Izmaku, ka njoftuar se në atë kohë si një gazetare kishte shkrepur fotografi të kufomave të anëtarëve të familjes Jashari dhe se të njëjtat fotografi kishin përfunduar në kampin e KFOR-it francez

Ish-deputetja dhe anëtarja e Lobit Rajonal, Xhevahire Izmaku, teksa ka folur mbi historinë e rënies së familjes Jashari, ka njoftuar se në atë kohë si një gazetare kishte shkrepur fotografi të kufomave të anëtarëve të familjes Jashari.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Izmaku ka thënë se të njëjtat fotografi kishin përfunduar në kampin e KFOR-it francez.

Ndonëse e dinte historinë, megjithatë Izmaku thotë se nuk ishte “e vetëdijshme” për rëndësinë e saj.

“Në vitin 1998, unë kam qenë pjesë e zyrës së Këshillit për Mbrojtje Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në komunën e Vushtrrisë. Në atë kohë isha gazetare… si pjesë e stafit kemi shkuar nga pjesa e Drenicës. Kemi shkuar në Prekaz, personalisht i kam parë kufomat e anëtarëve të familjes Jashari, i kam fotografuar secilin me radhë dhe ato fotografi kanë qenë në filmat e zi klasik që i kemi pasur në atë kohë… Mosha ime ishte 26 vjeçe në atë kohë. Pas luftës pas 25 viteve, duke i kontrolluar testet si profesor e shoh një tekst shkrim akademik një test shumë të bukur të shkruar, e kam parë një emër Shaban Jashari, ishte trashëgimtari i Shaban Jasharit. E dija historinë, por jo rëndësinë e ditës së sotme. Ato fotografi kanë përfunduar në kampin e KFOR-it francez”, u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika