Arrestohet një i dyshuar në Vushtrri, sulmoi fizikisht zyrtarin policor

Një i dyshuar është arrestuar në Vushtrri, i njëjti ka sulmuar një zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare

Ilustrim

Një i dyshuar është arrestuar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Rasti mësohet të ketë ndodhur në rrugën “Ismail Qemaili” në Vushtrri.

Në raportin policor thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ismail Qemaili, Vushtrri 07.03.2024 – 14:48. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktima zyrtari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika