Abdixhiku: Kurti ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme

"Fatkeqësisht, Kurti ka zgjedhur me vetëdije të plotë që në kauza të tilla të rrejshme të ndërtojë bazën për ardhjen në pushtet dhe tani në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë, por gjithsesi ato janë të dëmshme", ka deklaruar Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme.

Kjo pasi, të mërkurën, Kurti ka bërë të ditur se qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronën rreth Manastirit të Deçanit.

Sipas Abdixhikut, Kurti e ka kuptuar pas ardhjes në pushtet se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë, teksa ka thënë se ky vendim për tokat e Manastirit të Deçanit është pasojë e madhe për vendin, për stabilitetin politik e demokratik.

“Tani vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestuara, dhe kur them të pakontestuara, nënkupton që edhe janë të zbatueshme. Është shenjë e pjekurisë demokratike fillimisht për një shtet dhe shoqëri dhe ky ka qenë qëndrimi ynë i gjithhershëm si LDK. Fatkeqësisht, Kurti ka zgjedhur me vetëdije të plotë që në kauza të tilla të rrejshme të ndërtojë bazën për ardhjen në pushtet dhe tani në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë, por gjithsesi ato janë të dëmshme. Pra, ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme. Është pasojë e madhe për vendin, për stabilitetin politik e demokratik”, ka thënë ai.

Për takimin e mbrëmshëm me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Abdixhiku ka thënë se aty u bë e qartë se marrëdhëniet në mes të dy vendeve asnjëherë nuk kanë qenë në nivel më të ulët.

Ai ka theksuar tutje se mungesa e bashkëpunimit me aleatët kryesorë, e sidomos me ShBA-të, sjell pasoja për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Sa i përket takimit të mbrëmshëm, ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA, për ta thënë më thjesht, në atë që na u tha qartë dhe zëshme nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të ulët sesa që janë sot. Mungesa e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë kryesorë, me SHBA, sjell pasoja për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe kjo gjendje është shqetësuese për ne. Tani, Kurti përfaqëson Qeverinë e Kosovës dhe këto pasoja patjetër se barten edhe në fatin e Kosovës. Por, është obligim i gjithë nesh që të ruajmë dhe kultivojmë këto relacione se janë të domosdoshme, janë të pazëvendësueshme”, ka vijuar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika