Gjoshi: Rikthimi në secilin qytet ku jetojnë shqiptarët në mërgatë, hap i rëndësishëm drejt forcimit të PDK-së

Sekretari i PDK-së për Organizim dhe Zgjedhje, Betim Gjoshi, tha se rikthimi në secilin qytet ku jetojnë shqiptarët në mërgatë është një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe organizimit të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur dy kuvende zgjedhore në Bruksel dhe Namur të Belgjikës, për të vazhduar me shtrirjen dhe organizimin kudo që jetojnë mërgimtarët.

Sekretari i PDK-së për Organizim dhe Zgjedhje, Betim Gjoshi, tha se rikthimi në secilin qytet ku jetojnë shqiptarët në mërgatë është një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe organizimit të PDK-së.

“Anëtarët e kuvendit zgjedhor në Bruksel kanë zgjedhur për kryetar Fatmir Rredhakun, ndërsa në qytetin e Namurit kryetar është zgjedhur Kujtim Bacaj.  Këtë kuvend zgjedhor e nderoi me prezencën e tij edhe aktivisti shumëvjeçar Hashim Shala”, thuhet në njofitmin e PDK-së.

Nga Kryesia Qendrore, të pranishëm në këto kuvende zgjedhore ishin Zenun Pajaziti dhe Betim Gjoshi.

Po ashtu, në këto kuvende zgjedhore morën pjesë edhe anëtarë të Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për Belgjikë në krye me kryetarin e këshillit Jetlir Llugani.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika