“Qysh nuk po iu vjen marre”: Bylbyl Sokoli “shpërthen” ndaj Rahman Kices, debatojnë ashpër nga distanca

Presidenti i Lirisë, Rahman Kice, është inkuadruar direkt në emisionin 'Dueli Sportiv' në TV Dukagjini dhe ka debatuar me trajnerin, Bylbyl Sokoli

Sokoli ka thënë se udhëheqësia aktuale e Lirisë ka larguar nga klubi të gjithë kontribuesit dhe ish-futbollistët më të mëdhenj.

Ai e ka kritikuar ashpër menaxhimin aktual që po iu bëhet skuadrës.

“Të gjithë sportistë eminent i keni larguar nga klubi. Liria është në vendin e fundit, është në gjendje të mjerueshme, kjo tregon për keqmenaxhimin. Qysh po keni guxim me akuzu Skënder Shengylin dhe njerëz të tjerë aty. Duhet t’i lejoni njerëzit që dinë të udhëheqin aty,” tha Sokoli.

Teksa, Kice iu kundërpërgjigj duke kërkuar të dijë se ku kanë qenë njerëzit e suksesshëm gjatë kohës kur skuadra nga Prizreni ishte në Ligën e Parë.

“Ne kemi ardhur aty ku shumica nuk ka mundur të bëj. Për sport mundem t’iu tregoj të gjithëve, e dinë edhe Skënder Shengyli nga çfarë familje vij unë. Liria ka qenë pesë vjet në Ligën e Parë, ku kanë qenë njerëzit e suksesshëm, vetë e kanë shkatërruar klubin. A e dini se kur kemi ardhur te Liria s’kemi pasur as fanella. Çka po dilni po folni aty kishe pe dini shumë mirë sportin,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika